Shkolla fillore “Beqir Gashi” në fshatin Mleqan të Malishevës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se qe katër muaj janë pa mësimdhënës të lëndës histori/gjeografi, shkruan Albanianeducation.net.
Tutje në postim thuhet se janë humbur qindra orë dhe askush nuk po jep përgjegjësi.
Postimi i plotë:
Katër (4)muaj pa mësimdhënës të lëndës histori/gjeografi!!
Po bëhen 4 muaj që nxënësit nga klasa e gjashtë deri të e nënta nuk mbajnë orë të lëndëve gjeografi/histori.
Janë me qindra orë të humbura.Asnjë reagim dhe asnjë llogaridhënje nga askush!Kaos total brenda shkollës.
Dhe pastaj akuzohen nxënësit ,mësimdhënësit dhe prindërit se dalim keq ne testet kombëtare dhe ndërkombëtare!
Kjo gjëndje e krijuar në shkollë nuk është gjë tjetër veqse një atentat ndaj nxënësve dhe vet shkollës shqipe!