Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka vizituar sot shkollën “Bajram Curri” në Strellc të Epërm ku në njoftim thuhet se ky institucion arsimor shquhet për menaxhim të mirë dhe efikas, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
SHFMU “Bajram Curri” në Strellc të Epërm shquhet për menaxhim të mirë dhe efikas, duke siguruar që të gjitha burimet të përdoren në mënyrën më të mirë për të përmirësuar cilësinë e arsimit.
Nën drejtimin e z. Bashkim Berisha dhe me një staf të përkushtuar e bashkëpunues, shkolla ka krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e nxënësve.
Me një traditë të fortë në cilësinë e arsimit dhe përkushtim ndaj zhvillimit të plotë të nxënësve, shkolla ka arritur suksese të shumta. Nxënësit e saj dallohen vazhdimisht në gara komunale, rajonale dhe shtetërore, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe kreativiteti në të gjitha fushat e njohurive.
Gjithashtu, shkolla ka ndërtuar partneritete të forta me komunitetin dhe institucionet komunale e shtetërore, duke siguruar që nxënësit të kenë qasje në burime dhe mundësi të ndryshme për zhvillimin e tyre.
Të gjitha këto arritje, drejtori i shkollës, z. Bashkim Berisha, i prezantoi para Drejtorit të DKA-së, z. Besnik Hulaj, dhe bashkëpunëtorëve të tij.