E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shkolla “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe feston 100 vjetorin e themelimit

- Advertisement1-

Më 29 mars ishte një ditë e veçantë për komunën e Fushë-Kosovës pasi u kremtua 1 shekull funksional i ShFMU “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe në Fushë-Kosovë.

Përmes një programi të pasur kulturo-artistik të organizuar nga shkolla u përkujtua rruga që ka përjetuar shkolla Bajram Curri që nga themelimi i saj në shekullin e kaluar e deri në ditët e sotshme.

- Advertisement -

Kjo shkollë që në kohërat më të vështira për vendin dhe shoqërinë tonë ishte dhe mbetet një vatër e ndërtimit të brezave intelektuale dhe vend i ngritjes së vetëdijes kombëtare.

I pranishëm në këtë ngjarje festive ishte dhe drejtori i DKA-së në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha i cili në fjalën e tij theksoi se “shkolla fillore Bajram Curri në Sllatinë të Madhe ishte vend ku edukoheshin gjeneratat e arta të këtij vendi e po ashtu ne sot krenohemi me sukseset që dalin nga kjo shkollë në fusha të ndryshme të kulturës, arsimit e shkencës. Po ashtu theksoi që mbetemi të përkushtuar si institucione lokale që të përmirësojmë infrastrukturën e shkollës dhe shkollave në përgjithësi në nivel komunal, në mënyrë që nxënësit dhe gjeneratat që po vijnë të jenë në hap me trendet e shekullit 21. Në fund të fjalës së tij drejtori Berisha uroi shkollën dhe të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë komunitetin”

Urime 100 vjetori i themelimit të ShFMU “Bajram Curri”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...