Shkolla “Bajram Curri” në Istog promovon librin e parë me poezi të nxënësve

- Advertisement5 -

Në shënim të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, shkolla  “Bajram Curri” në Istog ka promovuar librin e parë të shkollës, një përmbledhje poetike me krijime të nxënësve të kësaj qendre arsimore.

- paragrafi 1 -

Libri përmban poezi të përzgjedhura nga nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX, të cilat janë vlerësuar dhe përgatitur me përkushtim nga mësimdhënëset e gjuhës shqipe.

- Advertisement - M1

Ky botim është realizuar me rastin e Ditës së Poezisë dhe paraqet një pasqyrë të ndjenjave, imagjinatës dhe botës shpirtërore të nxënësve.

Përmes vargjeve të tyre, nxënësit kanë dëshmuar talent krijues, ndjeshmëri artistike dhe dashuri për letërsinë, duke e kthyer këtë botim në një ngjarje të rëndësishme kulturore për shkollën dhe komunitetin.

Nga shkolla u vlerësua se ky libër është fryt i punës së përbashkët ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe menaxhmentit shkollor, si dhe një nxitje për vazhdimin e rrugëtimit drejt krijimtarisë letrare.

- Advertisement - m2

676003087 982535351018402 762741953362509943 n

679596115 982535417685062 8157980309820277733 n