Shkolla “Bahri Haxha” në Vushtrri mban mbledhjet e Këshillit të Klasave – vlerësohet angazhimi i mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Në shkollën e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri sot u mbajtën mbledhjet e Këshillit të Klasave për klasat X, XI dhe XII, në kuadër të përmbylljes së gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtyre mbledhjeve u raportua për arritjet e nxënësve dhe ecurinë e procesit mësimor. Kujdestarët e klasave, së bashku me mësimdhënësit e lëndëve të ndryshme, paraqitën punën e realizuar me nxënësit, si dhe sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

Në mbledhje morën pjesë drejtori i shkollës, Bashkim Kovaçi, dhe zëvendësdrejtori, Bahri Selimi.

Me këtë rast, drejtori Kovaçi vlerësoi lart përkushtimin dhe angazhimin e mësimdhënësve, duke përgëzuar njëkohësisht nxënësit që kanë treguar rezultate të shkëlqyera në mësime.

Ai theksoi se ky nivel i angazhimit dhe seriozitetit duhet të vazhdojë edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

- Advertisement -

Në fund, drejtoria e shkollës u uroi nxënësve dhe stafit arsimor pushime të mbara.