Shkolla “Asim Vokshi” në Prishtinë shënon 39-vjetorin e themelimit me aktivitete kulturore e artistike

- Advertisement5 -

Shkolla “Asim Vokshi” në Prishtinë ka shënuar sot 39-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -
Dita u shënua me një sërë veprimtarish kulturore e artistike, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin e nxënësve tanë.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -
Sot në shkollën tonë u kremtua me krenari 39-vjetori i Ditës së Shkollës.

Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm të shkollës sonë në edukimin e gjeneratave të reja. Në këtë ditë të veçantë, patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim Drejtorin e DKA-së, z. Samir Shahini, së bashku me stafin e tij, të cilët e begatuan festën tonë me praninë dhe fjalët përkrahëse.
Dita u shënua me një sërë veprimtarish kulturore e artistike, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin e nxënësve tanë.
Programi festiv përfshinte këngë, valle dhe recitime të përgatitura me dashuri nga nxënësit, të cilët na dhuruan emocione të veçanta dhe na bënë të ndjehemi krenarë për ta.

Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin në përgatitjen e aktiviteteve, nxënësit për pjesëmarrjen dhe prindërit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Kjo ditë mbetet një kujtim i bukur dhe një motivim i fortë për të ecur përpara me përkushtim e dashuri për arsimin

111
494560077 1223809819537527 4644191087216664353 n
497046117 1223809559537553 9218044562338392290 n
492844934 1223809179537591 4644196445897889698 n