Shkolla Ali M. Hasi në Çermjan të Gjakovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm lidhur me pranimin e dhuratave për festat e 7 dhe 8 Marsit.
Sipas këtij njoftimi, është e ndaluar që mësimdhënësit dhe stafi i shkollës të pranojnë dhurata individuale apo kolektive nga nxënësit, duke respektuar një politikë të qartë të ndalimit të çdo forme të grumbullimit të mjeteve financiare për këtë qëllim.
Përveç kësaj, njoftohet se çdo kontribut që kalon vlerën prej 50 eurosh do të konsiderohet në kundërshtim me rregullat e shkollës dhe do të përballet me masa disiplinore dhe ligjore, sipas legjislacionit të miratuar.
Njoftimi i shkollës:
NJOFTIM
Lidhur me pranimin e dhuratave për festat e 7 dhe 8 Marsit, ju njoftojmë se në të gjitha institucionet arsimore është e ndaluar pranimi i dhuratave individuale apo kolektive nga mësimdhënësit dhe stafi i shkollës.
Gjithashtu, ndalohet çdo formë e organizimit apo grumbullimit të mjeteve financiare nga nxënësit për blerjen e dhuratave, sidomos në rastet kur tejkalohet vlera prej 50 euro.
Çdo person që verifikohet se ka vepruar në kundërshtim me këtë njoftim do të përballet me masa disiplinore dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës