Shkolla “Ali M Hasi”, ka zgjedhur Kryesinë e re të saj.
Brahim Shala është zgjedhur kryetar, Luan Nimani dhe Antigona Kokalla janë zgjedhur nënkryetar, kurse Naim Kida sekretar, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
🏫 NJOFTIM
Sot në shkollën tonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Prindërve / Bordit Drejtues, në prani të prindërve, përfaqësuesve të nxënësve dhe Këshillit të Arsimtarëve.
Në një atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi u zgjodh kryesia e re:
✅ Kryetar – Brahim Shala
✅ Nënkryetar – Luan Nimani
✅ Nënkryetare – Antigona Kokalla
✅ Sekretar – Naim Kida
I urojmë suksese të zgjedhurve në detyrën e tyre, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që kanë në forcimin e bashkëpunimit Prindër – Arsimtarë – Nxënës.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryesinë e kaluar për punën dhe kontributin e dhënë.
Së bashku për një shkollë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës