E premte, 24 Janar, 2025

Shkolla “Ali Hadri” në Pejë, pjesë e garës më të madhe në Evropë

- Advertisement1-

Syri i Vizionit në kuadër të programit SEED faza III, ka mbështetur pjesëmarrjen e tri shkollave nga Kosova, SHME “Ali Hadri” Pejë, SHME “Kadri Kuari” Gjakovë dhe SHME “Ymer Prizreni” nga Prizreni, në garën më të madhe në Evropë, të shkollave profesionale të hotelerisë dhe turizmit.

Nga data 17 deri 22 tetor 2022, në Senigallia, Itali kanë marrë pjesë 6 nxënës dhe 3 mësimdhënës, në gara të ndryshme dhe konferenca, të cilat ishin organizuar gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -

Kjo garë, organizohet nga rrjeti evropian i shkollave të hotelerisë dhe turizmit AEHT, ku tri shkolla nga Kosova, janë anëtare që nga viti 2019.

Pjesëmarrja e shkollave nga Kosova, përveç garave në të cilat nxënësit ishin pjesëmarrës, kishte dhe për qëllim rrjetëzimin e shkollave evropiane dhe bashkëpunimin në projekte të ndryshme, ndërsa mësimdhënësit ishin pjesëmarrës në trajnime dhe konferenca, për trendet dhe risitë e zhvillimit të hotelerisë dhe turizmit në Evropë.

Programi SEED faza III, zbatohet nga organizata Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität dhe financohet nga Austrian Development Cooperation ADA. /Njeshi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...