Shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren ka shënuar përvjetorin e Pavarësisë me një sërë aktivitetesh.
Në njoftimin e shkollës thuhet se “17 Shkurti është dita kur kujtojmë sakrificën, guximin dhe ëndrrën për liri që u bë realitet për vendin tonë”.
Njoftimi nga shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren:
Programi i 17 Shkurtit – 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
17 Shkurti është dita kur kujtojmë sakrificën, guximin dhe ëndrrën për liri që u bë realitet për vendin tonë.
Është dita kur përulemi me respekt para atyre që dhanë jetën, që ne sot të jetojmë të lirë.
Në këtë ditë nuk harrojmë as 1432 fëmijët e vrarë e të masakruar nga barbaria serbe.
Ata mbetën përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe arsyeja pse liria duhet ruajtur me përgjegjësi, dashuri dhe përkushtim.
Le ta festojmë 17 Shkurtin me krenari, por edhe me vetëdije se liria kërkon punë, unitet, respekt dhe mbështetje për njëri-tjetrin.
Qoftë kjo ditë frymëzim për të nderuar dhe për të mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e krerëve të saj.
Gëzuar!