E premte, 20 Shtator, 2024

Shkolla “Abdyl Frashëri” në Bogovinë del me një njoftim të rëndësishëm për nxënësit

- Advertisement1-

Shkolla “Abdyl Frashëri” në Bogovinë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për nxënësit për regjistrim në shkollë të mesme.

Kjo shkollë njofton se Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimeve digjital do t’ju mundësojë aplikimin elektronik që nuk do t’ju marrë më shumë se 15-të minuta.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

➡️Njoftimi për regjistrim në shkollë të mesme⤵️

📌Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimeve digjital do t’ju mundësojë aplikimin elektronik që nuk do t’ju marrë më shumë se 15-të minuta.

👉Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.

👉Regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.

👉Udhëzimet e hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendosen me një link në faqen e hyrjes / paraqitjes.

- Advertisement -rrrrrrr

👉Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2023 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 21.06.2023 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.

👉Gjatë kësaj periudhe, derisa sistemi për aplikim është në dispozicion të nxënësve, ata do të mund të përditësojnë, modifikojnë dhe plotësojnë aplikacionet e tyre dhe të kenë një pasqyrë të numrit total të pikëve të suksesit, pa pikët nga diplomat.

✔️Validiteti i diplomave dhe vendosja e pikëve nga diplomat, i kryejnë komisionet nga shkollat e mesme.

➡️️Lista preliminare e renditjes të nxënësve të regjistruar publikohet më datë 22 qershor 2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri në orën 09:00.

✅️Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla.

  • ******

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...