Shkolla “Abdullah Tahiri” me një nismë të veçantë: Solidaritet për fëmijët me nevoja të veçanta!

- Advertisement -

Shkolla “Abdullah Tahiri” ka qenë gjithmonë aktive në organizimin e aktiviteteve për mbështetjen dhe përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në qytetin tonë.

- paragrafi 1 -

Këtë dhjetor, shkolla vendosi të realizojë një nismë të veçantë duke organizuar një aktivitet humanitar, ku nxënësit dhe mësimdhënësit përgatitën dhe shitën ushqime me çmime simbolike.

- Advertisement -

Aktiviteti u përkrah gjerësisht nga bashkëfshatarët, duke e kthyer këtë ditë në një përvojë të paharrueshme dhe motivuese për të gjithë.

Fondet e mbledhura do të dhurohen për fëmijët e qendrës “Pema,” duke sjellë më shumë gëzim dhe solidaritet në këtë fundvit.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Shkolla ” Abdullah Tahiri ka organizuar edhe më herët aktivitete për mbështetjen dhe përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në qytetin tonë!
Por, këtë dhjetor, menduam të organizojmë një aktivitet më ndryshe se herët tjera.

Këtë e realizuam me përgatitjen dhe shitjen e ushqimeve nga nxënësit dhe mësimdhënësit me çmime simbolike!

Aktiviteti ishte i ndihmuar dhe i mbështetur skajshmërisht nga bashkëfshatarët tanë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e pakusht që na ofruan!

Falë përkushtimit dhe organizimit të organizatorëve të aktivitetit, drejtorit të shkollës, stafit dhe bashkëfshatarëve, kjo ditë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme për nxënësit duke i motivuar dhe nxitur ata për të ndihmuar dhe përfshirë të gjithë fëmijët në gëzime dhe festa të përbashkëta.

Faleminderim i veçantë shkon për udhëheqësin e Këshillit të Prindërve zotëri Artan Bejta i cili na ofroi mbështetje dhe përkrahje pa rezervë!
Fondi i grumbulluar do t’u dhurohet fëmijëve me nevoja të veçanta të qendrës ” Pema ” në qytetin tonë!

” Të ndihmosh një fëmijë është të ndryshosh një jetë, të ndryshosh një jetë është të ndryshosh botën “.

Organizatorja e aktivitetit: Ilmije Rahimi