Shkolla “Abdullah Shabani” në Mitrovicë ndalon dhuratat për 7 mars

- Advertisement -

Drejtori i shkollës “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, Nazmi Beka, ka marrë vendim që t’ua ndalojë nxënësve t’i sjellin e mësimdhënësve t’i marrin dhuratat e shtrenjta për 7 Mars – Ditën e Mësuesit.

- paragrafi 1 -

Ky vendim, sipas drejtorit të këtij institucioni arsimor është marrë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të mitrovicasve.

- Advertisement -

Si dhuratë për mësimdhënësit, nxënësit mund të shkruajnë poezi e të bëjnë punime dore.