Shkolla “Abdullah Shabani” në Carralevë mban mbledhje – flasin për sukseset dhe sfidat në gjysmëvjetorin e parë

- Advertisement5 -

Sot, në ambientet e shkollës shkollë “Abdullah Shabani” – Carralevë, u zhvillua mbledhja përmbyllëse e gjysmëvjetorit të parë me Këshillin e Klasave të Ulëta dhe të Larta, si dhe mbledhja e rregullt e Këshillit të Arsimtarëve.

- paragrafi 1 -

Gjatë mbledhjes u prezantuan rezultatet e nxënësve, u vlerësuan arritjet dhe sfidat e hasura gjatë procesit mësimor, dhe u diskutuan masat për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së mësimdhënies.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

📌 MBLEDHJA PËRMBYLLËSE E GJYSMËVJETORIT TË PARË 📚

📍Sot, në ambientet e shkollës, u mbajt mbledhja përmbyllëse e gjysmëvjetorit të parë me Këshillin e Klasave të Ulëta dhe të Larta, si dhe mbledhja e rregullt e Këshillit të Arsimtarëve.

- Advertisement -

Gjatë mbledhjes, mësimdhënësit raportuan mbi suksesin e arritur nga nxënësit për gjysmëvjetorin e parë. Njëkohësisht u realizua edhe komunikimi i suksesit në prani të prindërve, ku nxënësit u pajisën me librezat shkollore, duke u informuar zyrtarisht për arritjet e tyre akademike.

Më pas, Këshilli i Arsimtarëve vazhdoi punimet sipas rendit të ditës me këto pika:

1. ✅Analiza dhe raportimi i suksesit për gjysmëvjetorin e parë
U bë një analizë e detajuar e rezultateve të nxënësve, duke u theksuar progresi i arritur, niveli i përvetësimit të njohurive dhe fushat që kërkojnë përmirësim të mëtejshëm. U evidentuan edhe shembuj të praktikave të mira në mësimdhënie dhe bashkëpunimin shkollë–familje.

2. ✅Realizimi i planeprogrameve mësimore
U diskutua mbi realizimin e planeprogrameve sipas kurrikulës në fuqi. Në përgjithësi u vlerësua se programet janë realizuar me përkushtim, ndërsa për rastet ku ka pasur vonesa, u dhanë rekomandime konkrete për harmonizim dhe plotësim në gjysmëvjetorin e dytë.

3. ✅Arritjet dhe sfidat për gjysmëvjetorin e parë
U theksuan arritjet e nxënësve në fusha të ndryshme mësimore dhe aktivitetet jashtëkurrikulare. Po ashtu u diskutuan sfidat e hasura gjatë procesit mësimor, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies në vazhdim.

4. ✅Caktimi i komisionit për pranim–dorëzim të ditarëve
U caktua komisioni përgjegjës për pranim–dorëzimin e ditarëve, duke përcaktuar qartë detyrat dhe afatet përkatëse, në përputhje me rregulloret në fuqi.

5. ✅Të ndryshme
Në këtë pikë u diskutuan çështje të ndryshme me rëndësi për mbarëvajtjen e punës shkollore, hapat e vlërsimit të mësimdhësve për licencim dhe rilicencim, organizimin e aktiviteteve të ardhshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet stafit pedagogjik, nxënësve dhe prindërve.

🤝Me këtë rast, drejtori z. Faton Ahmeti vlerësoi lart përkushtimin dhe angazhimin e mësimdhënësve, duke përgëzuar njëkohësisht nxënësit që kanë treguar rezultate të shkëlqyera në mësime si dhe prindërit për bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Ai theksoi se ky nivel i angazhimit dhe seriozitetit duhet të vazhdojë edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

Shkolla jonë vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e një arsimi cilësor, duke synuar përmirësim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në procesin edukativo-arsimor.

👏Në përmbyllje, stafi i shkollës sonë ju uron festa të gëzuara të fundvitit, me dëshirën më të sinqertë për shëndet, paqe dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja.
Le të jetë viti që po vjen një vit i mbushur me suksese të reja, arritje edhe më të mëdha dhe momente të bukura, duke shpresuar që të jetë edhe më i frytshëm se viti që po e lëmë pas.

Gëzuar festat dhe një Vit i Ri sa më i mbarë për të gjithë! 🎄✨

🏫 Kolektivi i SHfMU “ Abdullah Shabani” – Carralevë