Shkolla fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc të Preshevë është pasuruar me pajisje të reja teknologjike, falë një donacioni të rëndësishëm nga diaspora.
Drejtori i shkollës, Muhamet Mustafa, ka bërë të ditur se Lulzim Raqipi, me prejardhje nga Presheva dhe që jeton e vepron në Zvicër, ka dhuruar 50 laptopë dhe pajisje të tjera teknologjike, përfshirë monitorë, në mbështetje të nxënësve dhe stafit arsimor.
Sipas tij, ky kontribut do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke i afruar nxënësit me teknologjinë bashkëkohore dhe duke rritur cilësinë e arsimit në këtë institucion.
Njoftimi i plotë:
Shkolla jonë është pasuruar me një donacion në pajisje teknologjike ( laptop).
Z. Lulzim Raqipi, me prejardhje nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhuruar 50 laptopë dhe pajisje teknologjike (monitor) për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë.
Ky gjest bujar i Lulzimit, ndihmon në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe afron nxënësit me teknologjinë bashkëkohore, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë së arsimit në shkollën tonë.
Drejtori i shkollës Muhamet Mustafa si edhe të gjithë punonjësit e kësaj shkolle i shprehin mirënjohjen më të thellë donatorit për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e fëmijëve dhe të ardhmes së tyre.
Gjithashtu një falënderim i vaçantë edhe për z Shkëlzen Hysenin i cili bëri falas transportin nga Zvicrra deri në shkollën tonë.