E premte, 22 Nëntor, 2024

Shkoi në Gjermani për jetë më të mirë, mësuesja nga Suhareka kthehet pas tre muajsh

- Advertisement1-

Derisa një numër i madh i mësimdhënësve janë duke u larguar nga Kosova, dikush ka vendosur që të rikthehet. Mësuesja Qëndresa Thaqi-Qelaj pas tre muajve qëndrim ka vendosur të rikthehet në Kosovë. Kjo pasi ajo nuk u përshtat me jetën në Gjermani.

Mes përqafimeve të shumta të nxënësve të saj u prit në shkollë. Të gëzuar u panë edhe prindërit e të vegjëlve. Për tre muaj mësuesja Qëndresë Thaqi-Qelaj nuk pati mundësi të kishte takime me ta.
Rrugëtimin e saj për afro 10 vjeçar në shkollën fillore “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc të Suharekës e ndërpreu në dhjetor.

- Advertisement -

Kjo pasi mësuesja e ciklit të ulët kishte vendosur që të marrë rrugën e mërgimit dhe të fillonte një jetë të re në Gjermani. Por, jetën të cilën e nisi në këtë vend evropian nuk ishte ashtu siç e priti. Prandaj edhe vendosi të kthehej.

closevolume_off
“Parja nuk është gjithçka. Është shumëçka, por jo gjithçka. Thjesht më ka pengu kur është folë ajo gjuhë për mua ka qenë demotivim. Thjesht nuk gjeja një arsye, ishte tmerr. Dikujt i duket kot, por njerëzit që e kanë provuar edhe janë kthyer besoj më kuptojnë”, thotë ajo.

Ani pse për tre muaj ishte larg fizikisht, kontaktet me nxënësit nuk i ndërpreu asnjëherë.

“Jam rritur me njerëz që kanë punuar në arsim dhe gjithnjë e kam dashur si punë. Ndoshta si fëmijë i kam bërë ato lojëra si mësuese. Dhe normalisht, kur kam shkuar atje kontaktin me nxënës nuk e kam ndërprerë. Më kanë thirrur. Madje iu kam thënë edhe prindërve që të mos më thërrasin se mërzitesha më shumë”, tregon ajo.

E dita kur vendosi të rikthehej ishte një nga ditët më të lumtura të saj.

I lumtur me vendimin e mësueses është edhe menaxhmenti i shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nxënësit e kanë pritur shumë mirë. Është një lajm pozitiv. Shpresojmë që edhe punëtorët e tjerë të rikthehen, nxënës, fëmijë e prindër, që marrin vendime të ngutura duhet të mendojnë mirë para se të lëshojnë këtë vend”, thotë drejtori i kësaj shkolle Bestar Beqiraj.

Mësuesja është e gatshme që t’ia fillojë përsëri mësimit, por për këtë nga Komuna e Suharekës thonë se do të shikohen format ligjore.

“Kam disponim me u rikthy por do të shikojmë format ligjore që na lejojnë për rikthim në shkollë”, shprehet drejtori komunal i arsimit, Remzi Bjaselmani.

Nga Komuna e Suharekës që nga 1 janari e deri me tani janë larguar 63 nxënës e dy mësimdhënës, ku 7 prej këtyre nxënësve janë rikthyer në Kosovë. /teve1/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, I zhvilluar...

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...