E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shkëndije Jashari, nga shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë, shpallet mësuesja më e mirë në Kosovë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar manifestimin e shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, me ç’rast çmimin tradicional për mësuesin e dalluar e ka marrë mësuesja Shkëndije Jashari nga ShFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ndërsa mirënjohje kanë marrë edhe mësues të tjerë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, të cilët kanë ndarë çmimin “Shaban Jashari” kanë folur për kontributin e mësuesve shqiptarë nga Pandeli Sotiri e deri te mësuesit e ditëve të sotme, për të cilët thanë se është e pamundur t’i falënderojmë aq sa meritojnë.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti, ndër të tjera tha se, shqiptarët sot kudo që ndodhen i nderojnë gjeneratat e mësuesve që kanë dhënë gjakun e tyre për të mbajtur ndezur dritat e arsimit shqip, ndërsa vlerësoi lartë kontributin e mësuesit dhe heroit kombëtar Shaban Jashari, emrin e të cilit e mbanë çmimi tradicional me të cilin nderohet puna dhe përkushtimi i mësimdhënësit të dalluar për performancë pozitive dhe rezultate të mira.

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna uroi mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit teksa theksoi se, çmimi tradicional për mësimdhënësin e dalluar është i mbështjellë me petkun e një mësimdhënësi dhe njeriu të dalluar, siç ishte Shaban Jashari.

Mësimdhënësja, e cila pranoi çmimin, Shkëndije Jashari tha se, çmimi i fituar për atë është detyrë, privilegj dhe përgjegjësi në edukimin e brezave të rinj të cilët janë e ardhmja e vendit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...