E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shkencëtarja shqiptare, Fioralba Cakoni vlerësohet me statusin “Fellow” nga SIAM

- Advertisement1-

Shoqëria për Matematikën Industriale dhe të Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, prof. Fioralba Cakonin, së bashku me 26 anëtarë të nderuar të komunitetit për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows).

SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike.

- Advertisement -

Ndërsa SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me qendër në SHBA.

26 anëtarët janë vlerësuar për kontributet e tyre në fushat përkatëse.

Ndër të vlerësuarit për vitin 2023 është edhe anëtarja e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Fioralba Cakoni, nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit ne Rutgers, SHBA, e cilësuar për kontribute te rëndësishme në teorinë e shpërndarjes së kundërt, ekzistencën e vlerave vetjake të transmetimit dhe fenomenet jo-shpërndarëse.
Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 1993 në Universitetin e Patras, Greqi.

Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA, departament i cili renditet i 16-i në nivel botëror për sa i takon programeve matematike.

Prof. Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë, përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117 publikime.

- Advertisement -rrrrrrr

Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Fellow in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Fellow of American Mathematics Society – Class 2019.

Ne linkun më poshtë, 26 anëtarët e vlerësuar me statusin “Fellow”:

https://sinews.siam.org/Details-Page/siam-announces-class-of-2023-fellows?fbclid=IwAR1d-plrusGtcKz08-vP5iHpCBSU1f1NG2mhSY_GTOwRnrzjn-JgeSVQhx0

/diasporashqiptare.al/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...