Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea

- Advertisement5 -

Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni nga Vushtrria ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj, duke operuar teleskopët më të avancuar të NASA-s në Samitin e Mauna Kea, një nga qendrat më prestigjioze të astronomisë në botë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka ndarë emocionet e saj për këtë përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se ndihet sikur po jeton një ëndërr profesionale.

- Advertisement -

“Kurrë nuk e kisha besuar se një ditë do të kisha mundësinë të operoja teleskopët më të avancuar të NASA-s në majë të Samitit të Mauna Keas, dhe njëkohësisht të testoja teknologjinë më të re të Celestronit. Ende më duket e pabesueshme që po e jetoj këtë moment. Thjesht… ëndërr,” ka shkruar ajo.