E premte, 20 Shtator, 2024

Shkencëtarja e kardiologjisë nuk kualifikohet, thotë se konkursi u kurdis

- Advertisement1-

Është e njohur botërisht për punën e saj në fushën e mjekësisë. Por Ibadate Bytyqi, e cila është shpallur shkencëtare botërore e Kardiologjisë, me tërë sukseset e arritura ndër vite, është refuzuar që të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës.

Bytyqi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike.

- Advertisement -

Ajo tha për RTK se kandidatët po përzgjidhen më herë. Derisa ka ngritur dyshime për parregullsi në këtë konkurse, publikuesja e shumë punimeve shkencore në botë, ka thënë se përvoja e saj e punës nuk i është llogaritur mirë.

Por nga Fakulteti i Mjekësisë kanë thënë se vlerësimet e kandidatëve janë bërë nga komisionet recensuese, dhe se ankesat do të shqyrtohen tek në shtator.

Pas daljes në buletin të raporteve recensuese të këtyre pozitave, të gjithë kandidatët që nuk janë propozuar për zgjedhje në pozitën prof. ass., kanë të drejtë të bëjnë ankesë.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga anëtarët e këtyre komisioneve, por të cilët kanë thënë shkurt se duhet t’i referohemi raportit recencues dhe vlerësimit të bërë nga komisioni.

Ndërkaq, pretendimet e Bytyqit për parregullsi i ka mohuar kandidatja e cila është propozuar për përzgjedhje nga komisioni për pozitën e profesoreshës në lëndën fiziologji patologjike.

“Vlerësimi është bërë nga komisioni recensues, i cili është më kompetent se vetëvlerësimet tona në rrjetet sociale. Bazuar në rregulloren në fuqi të UP-së, kam përmbushur, madje edhe tejkaluar kërkesat për thirrjen profesor asistent për disa vjet. Megjithëse jam fëmijë i dy profesorëve ( Hasime dhe Cen Bytyqit), karriera ime është e ndërtuar në baza të forta të meritokracisë dhe jo në familjarizëm. Këtë e dinë të gjithë ata që më njohin, duke përfshirë edhe dr. Ibadete”, tha për RTK, Dafina Bytyqi.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga Fakulteti i Mjekësisë kanë thënë se vetëm pas shqyrtimit të të gjitha ankesave, do të bëhen propozimet e kandidatëve për pozitat përkatëse. /RTK/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...