E hënë, 16 Shtator, 2024

Shkencëtarja botërore nga Drenasi është zgjedhur profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në UP

- Advertisement1-

Shkencëtarja botërore nga Drenasi është zgjedhur profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në UP.

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka pritur sot në një takim dr. Ibadete Bytyçin, studiuese e shquar ndërkombëtare në fushën e kardiologjisë. Senati i UP-së, në mbledhjen e tij të fundit, vendosi që të zgjedhë dr. Bytyçin në thirrje profesoriale në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së.

- Advertisement -

Ibadete Bytyçi është e renditur në mesin e 3 % të shkencëtarëve të botës për citime në gjashtë vjetët e fundit sipas “AD Scientific Index”. Ajo ka rreth 14,500 citime në google scholar dhe mbi 8,500 në platformën Scopus, si dhe ka publikuar në revistat lidere botërore në fushën e kardiologjisë, siç është rasti me revistën “European Heart Journal”, që ka një faktor ndikimi prej 39.3. Studimet e saj janë cituar edhe në lajme të mediave botërore si CNN, BBC dhe të ngjashme.

Dr. Bytyçi është shpërblyer me një numër çmimesh ndërkombëtare dhe vendore për punën dhe rezultatet e saj shkencore, si dhe ka prezantuar në më shumë se 90 kongrese profesionale vendore dhe ndërkombëtare.

Rektori Qerimi e ka uruar dr. Bytyçin për zgjedhjen në UP dhe e ka falënderuar atë për kontributin e veçantë në përparimin e dijes dhe zhvillimin e kërkimeve me peshë të çmuar ndërkombëtare, si dhe në këtë drejtim për përfaqësimin e cilësisë dhe të ekspertizës që posedon Kosova. Ai ka shpalosur përpjekjet dhe ka shprehur zotimin e UP-së për të integruar, mbështetur dhe promovuar kuadrin më meritor dhe konkurrues ndërkombëtar në fushat e ndryshme të shkencës, artit, kulturës e sportit. Nga ana e saj, prof. Bytyçi ka shprehur falënderimin e saj për vlerësimin dhe ka riafirmuar dedikimin e saj për misionin e zhvillimit dhe të shpërndarjes së dijes, sidomos te gjeneratat e reja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta...

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...