E enjte, 19 Shtator, 2024

Shkencëtari i ri i NASA: Ky 7-vjeçar është gjeni, zbulon dy planete

- Advertisement1-

NASA njofton në faqen zyrtare se shkencëtarët kanë zbuluar dy planetë të rinj, që rrotullohen rreth një ylli të ndritshëm si dielli dhe midis shkencëtarëve në zbulim mori pjesë dhe 7-vjeçari, Miguel.


Miguel është vetëm 7 vjeç, por që kur ishte foshnjë, ai ka treguar interes për hapësirën, yjet dhe diellin, duke arritur më në fund të identifikojë dy planetë të rinj, përtej sistemit diellor së bashku me babanë e tij.

- Advertisement -

Miguel mori pjesë në projektin ‘Planet Hunters Tess’, në projekt amerikan shkencor , që synon të identifikojë planetë të rinj, përmes vëzhgimit të pamjeve nga teleskopë hapësinorë.

Babë e bir u bashkuan me më shumë se 29,000 qytetarë-shkencëtarë që u bashkuan me nismën, duke arritur të identifikojnë planetë të reja.

“Miguel pëlqen të flasë me mua për planetët dhe yjet dhe unë përpiqem ta bëj atë të kultivojë këtë pasion,” shpjegoi punonjësi i një fabrike në Kaliforni që prodhon pjesë për pajisjet e minierave dhe për prodhimin e energjisë.

Dy planetët e zbuluar nga “qytetarët shkencëtarë”, përfshirë djalin 7-vjeçar, janë dy planetë të gaztë të quajtur ‘Planet b’ dhe ‘Planet c’, që rrotullohen rreth një ylli të ndritshëm si dielli i vendosur rreth 352 vjet dritë larg.

Ky yll ka rreth të njëjtën masë si Dielli, por pothuajse 1.5 herë më i madh dhe pak më i ndritshëm. Planeti i parë është i ngjashëm me madhësinë e Neptunit, 3.4 herë më i madh se Toka dhe përfundon orbitën e tij rreth yllit në 12 ditë, ndërsa i dyti është 5.8 herë më i madh se planeti ynë dhe ka një periudhë orbitale e cila lëkundet midis 19 dhe 35 ditëv

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...