Shkëlzen Gashi: Shumicën e teksteve mësimore duhet me i djegë

- Advertisement -

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të MASHT-it për librat.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se gëzohet shumë nëse stopohet përdorimi i teksteve aktuale mësimore.

- Advertisement -

“Bile-bile mendoj që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe duhet me i djegë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

shumë u pata gëzu kur stafi mësimdhënës i shkollave fillore e të mesme në kosovë u pat futë në grevë sepse sa ma pak kontakt që kanë thmitë me shumicën dërmuese të pjesëtarëve të këtij stafi, qaq ma mirë për thmitë.

- Advertisement -

njësoj gëzohna shumë nëse naj qysh stopohet përdorimi i teksteve aktuale mësimore. bile-bile mendoj që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe duhet me i djegë.

e di që djegja e librave jau kujton adolf hitlerin, ama mirë e ka pasë umbert eco: librat e këqij duhet me i djegë.