Shkëlzen Gashi: Në Evropë s’ka analfabetë funksionalë sikur në Kosovë, këtu edhe mësuesit s’kuptojnë çfarë lexojnë

- Advertisement -

Opinionisti Shkëlzen Gashi mendon se nuk munemi që t’i sjellim në Kosovë ligjet nga Evropa.

- paragrafi 1 -

Kjo, sipas tij, për shkak se këtu ka analfabetë funksionalë. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se këtu ka edhe mësues që nuk kuptojnë atë çfarë lexojnë.

- Advertisement -

Këto deklarime i bëri në Pressing, ku veç tjerash pohoi se e kemi dekriminalizuar shpifjen, gjë për të cilën, siç tha ai, ka qenë vet kundër.

“E kemi dekriminalizu shpifjen me ligj. Që unë personalisht kam qenë kundër. Nuk mundemi me i marr ligjet prej Evropës. Atje i kanë, por atje nuk ka analfabetë funksionalë sikur këtu. Këtu edhe mësuesit nuk kuptojnë çfarë lexojnë”, vlerësoi ai.