E premte, 21 Shkurt, 2025

Shkëlqimi i së ardhmes – studentët më të mirë nderohen nga UP-ja

- Advertisement1-

Në 55 vjetorin e themelimit, Universiteti i Prishtinës nderoi me mirënjohje 30 studentët e tij më të dalluar.

Mirënjohjet, me motivacionin „Për rezultate kulmore mësimore”, këtyre studentëve ua dha rektori Arben Hajrullahu.

- Advertisement -

Në emër të studentëve të shpërblyer me mirënjohje, foli Diana Sylejmani. Ajo tha se për të gjithë studentët që u nderuan sot, është moment reflektimi për rrugën e deritashme akademike.

Ajo rezultatet e arritura i cilësoi jo vetëm sukses personal, por edhe përgjegjësi, duke premtuar se ky është vetëm fillimi i rrugës drejt ëndrrave dhe synimeve të mëdha.

Mirënjohjet i morën studentët e „Listës së Rektorit”: Krenare Ibrahimi, Jonida Olluri, Ilirjan Dedvukaj, Diadora Cermjani, Ledianë Hoti, Florida Morina, Redon Kaçiu, Leard Nuredini, Dren Zeqiri, Dëborë Jerliu, Jon Kuçi, Avdyl Krasniqi, Noli Halilabazi, Genc Rexhaj, Laureta Leku, Endi Luzha, Leon Hajdari, Tringa Blakaj, Diella Vala, Leutrim Sahiti, Xheneta Isufi, Argjent Dekaj, Benita Juniku, Bleona Juniku, Diana Sylejmani, Mirjeta Shala, Valmir Lokaj, Vesa Ademaj, Arianit Hyseni, Enea Lajqi.

Përzgjedhja e studentëve për mirënjohje u bë në bazë të notës mesatare, numrit të provimeve të kaluara me sukses dhe kredive ECTS të fituara gjatë studimeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren po vazhdon procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

Shkolla "Emin Duraku", në Prizren në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit, respektivisht...

Pensionohet mësimdhënësi Salajdin Xhoxhaj nga Prizreni

Është pensionuar Salajdin Xhoxhaj ish drejtor i shkollës "Gani Saramati" nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Mësuesi...

Labearta Hasanramaj Selimi – Një shembull frymëzues i suksesit akademik dhe angazhimit kombëtar

Labearta Hasanramaj Selimi është një emër që sot simbolizon përkushtimin, dijen dhe pasionin për...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...