“Shkelje e rregullores dhe mungesat nga disa nxënës”, shkolla “Abedin Rexha”, mban mbledhje me prindër

- Advertisement5 -

Përballë rritjes së mungesave dhe shkeljeve të rregullores nga disa nxënës, shkolla “Abedin Rexha” në fshatin Turiçec organizoi një takim të posaçëm me prindër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

- paragrafi 1 -

Takimi synonte adresimin e sfidave aktuale, si dhe marrjen e masave konkrete për të siguruar një mjedis më të rregullt dhe më efektiv në procesin mësimor.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Sot u mbajt mbledhja me prindër, me të cilët diskutuam sfidat e shkollës dhe masat që do të merren ndaj disa nxënësve që kanë tejkaluar mungesat dhe kanë shkelur rregulloren e shkollës.

Gjithashtu u zhvillua një bisedë bashkëpunuese me prindër dhe kujdestar, ku u shkëmbyen mendime dhe u trajtuan çështjet kryesore që lidhen me përmirësimin e ecurisë së nxënësve, të cilët mbeten prioriteti ynë kryesor në çdo veprim dhe vendim shkollor.

- Advertisement -