Një asistent në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” është duke ushtruar këtë funksion në mënyrë të jashtëligjshëm. Bëhet fjalë për asistentin A.M. i cili është angazhuar si bashkëpunëtor në ushtrime për lëndët kushtetuese dhe administrative.
A.M. është pranuar si asistente në Universitetin “Haxhi Zeka” por i njëjti nuk plotëson kushtet për këtë pozitë pasi që nuk e ka notën mesatare në studimet Bachelor.
Angazhimi i tij përbën shkelje të rregullores për Angazhimin e Bashkëpunëtoreve të Jashtëm ku kërkohet që nota mesatare të jetë mbi 8. Ndërsa asistenti i pranuar nuk e ka notën mesatare aq, shkruan Gazeta Insajderi.
Angazhimi i tij në këtë pozitë dyshohet së është përcjellë me shumë parregullsi. Pasi që pjesë e komisionit kanë qenë persona të afërt me asistentin A.M.
Insajderi ka mësuar se anëtar i komisionit ka qenë Petrit Nimani. Nimani është themelues i Organizatës studentore USSH ku kryetar i organizatës ka qenë A.M.
Lidhur me këtë rast është adresuar edhe një Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale.
Në kallëzimin penal thuhet se dy anëtaret e komisionit Petrit Nimani dhe Gjylbehare Murati jashtëligjshëm kanë pranuar kandidatin A.M. si asistent.
Në vitin 2021, A.M përpos që kishte notën mesatare të ulët, ai ishte pranuar edhe pa Master.
Ndërsa kjo pozitë i është vazhduar edhe në vitin 2023, prapë duke bërë shkelje të rregullores për notën mesatrare.
Sipas kallëzimit penal tret emrat e përmendur më lartë dyshohen për shkak te dyshimit të bazuar se ata duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, shprehimisht janë marrë vesh për kryerjen e veprave penale, si vijon:
– Shkeljes se statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, neni 190
– Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, neni 414
– Mashtrimi në detyre, Neni 419
– Marrja e ryshfetit, Neni 421
– Shtrëngimit, nga Neni 192 dhe
– Ushtrimit të ndikimit. Neni 424
Kjo çështje ishte adresuar edhe në mbledhjen e 20- të të Sanatit të universitete. Dekani i Fakultetit Juridik Avdullah Robaj kishte deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për këto shkelje pasi që sipas tij i ka besuar tërësisht anëtarëve të komisionit vlerësues.