E diel, 24 Nëntor, 2024

Shkarkohet drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogolli-Latifi

- Advertisement1-

Drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Zybejde Gogolli-Latifi nuk do ulet më në karrigen e drejtorit. Kjo pasi siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e njejta do shkarkohet nga kjo pozitë për shkak se nuk ka bazë ligjore të jetë drejtoreshë.

Ky vendim u mor nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Ankesa dhe Parashtresa, këshill ky që është instanca më e lartë vendimmarrëse.

- Advertisement -

Raportohet se deri tek vendimi erdhi pas ankesës së Luan Mehmetit, drejtorit aktual të shkollës fillore “Migjeni”, i cili në konkursin e tri viteve më parë për drejtor në gjimnaz kishte aplikuar në të njejtën kohë me drejtoreshën Gogolli-Latifi.

Kërkesa e Mehmetit u vlerësua si legjitime nga KPMAP, tri vite pasi ushtroi ankesën, meqë Gogolli-Latifi nuk plotëson kriteriumet e kërkuara për emërim në pozitën e drejtorit.

Në kuadër të kualifikimeve të kërkuara për emërim në këtë pozitë ishin masteri në menaxhim, apo 360 orë trajnime të mbajtura në këtë fushë, kriter ky që nuk e kishte plotësuar drejtoresha e emëruar para 3 vitesh, meqë ajo kishte përfunduar vetëm një trajnim 3 ditor, dhe jo 360 orë siç kërkohej me ligj.

Vendimi siç mëson “Mitropol” u mor dy ditë më parë, por drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, nuk ka proceduar ende me vendimin, pasi ndodhet në pushim vjetor.

Numri i Kadriut ishte i paçasshëm kur u kontaktua nga “Mitropol”, gjersa për ekzekutim të vendimit ka afat prej dy javësh.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...