E martë, 22 Tetor, 2024

Shiu që ushqeu fëmijën…

- Advertisement1-

Nga: Elona Caslli

Isha 30 vjeçe. Në të gdhirë erdhën dhe na morën. Na çuan në Tepelenë. Foshnja ime gjashtë muajsh. Nuk kisha gji. Dhimbja e madhe ma ndërpreu. Kur mbërritëm në Tepelenë, kisha me vete veç pak sheqer futur në një kavanoz. Më duhej ujë që ta përzieja me sheqerin dhe t’ia jepja foshnjës.

- Advertisement -

I kërkoj rojës së kampit ujë dhe ia shpjegoj se më duhet për të ushqyer fëmijën tim. Përgjigja që më dha ishte: Nuk ka ujë për fëmijët e armiqve.

Trishtohem. Kthehem e rraskapitur në një cep të kampit. Foshnja ime qan dhe unë qaj bashkë me të. I kthej sytë nga qielli dhe kërkoj Zotin. Ky vend më duket aq i largët sa duket se Zoti e ka harruar.

Përpëlitem mes lotësh e dhimbjes që më shkon deri në kockë dhe përkund në krahë foshnjën time me shpresën se gjumi do mposhtë urinë e saj.

Në një çast një vetëtimë shfaqet në qiell të hapur dhe krejt papritur fillon një rrebesh shiu. Marr një kavanoz dhe nxitoj të dal. E mbush me ujin e shiut dhe përziej me sheqerin.

Foshnja ime ushqehet me ujin e shiut. Kthej sytë nga qielli dhe përgjumem mes Zotit dhe shiut.

Post Scriptum: Ketë histori ma tregoi sot nipi i zonjës në tregim. Unë i vesha me fjalë faktet dhe respektova vullnetin e zotërisë për të qëndruar anonim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...