E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Shitja e diplomave po shkon ‘flakë’, 31-vjeçari në Malishevë e blen për 300 euro të shkollës së mesme

- Advertisement1-

Në institucionet e arsimit në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më lehtë për të diplomuar. Mjafton të paguash dhe brenda pak ditësh e ke të gatshëm punimin e diplomës për universitet ose diplomën e shkollës së mesme. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Malishevë, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pas denoncimit nga një person është zbuluar se një 31-vjeçar ka paguar shumën prej 300 eurosh për të marrë një diplomë të shkollës së mesme teknike “11 Marsi” në Malishevë.

- Advertisement -

Siç thonë burimet, i dyshuari është paraqitur të martën në Polici, ku ka dhënë dëshmi në lidhje me rastin dhe ka treguar se si e ka blerë diplomën nga një person në Malishevë, të cilin e kishte paguar. Ai ka rrëfyer detajet e rastit, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbulojnë rrethanat në të cilat është kryer vepra “Falsifikim i dokumentit”.

Kujtojmë se tregtia me diploma është fakt shqetësues. Mjafton vetëm një hulumtim nëpër rrjete sociale dhe në lidhje me këtë dukuri të shfaqen faqe të ndryshme online me oferta për tema të diplomës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...