E premte, 24 Janar, 2025

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

- Advertisement1-

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit u kthyen në bankat shkollore. Megjithatë, për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës sot nuk ishte një ditë gëzimi siç e kishin pritur. Arsyeja është se ata kanë pritur që sot gjysmëvjetorin e dytë ta fillojnë në shkollën e re, por kjo nuk ndodhi, në mungesë të kompletimit të invertarit, shkruan AlbanianEducation.net.

Më datë 24 dhjetor të vitit 2024, ishte ditë gëzimi për fshatin Dragobil në Malishevë, veçanërisht për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Arsyeja, ishte përurimi i shkollës së re që kishte nisur të ndërtohet në vitin 2019.

- Advertisement -

Në përurimin e shkollës përveç banorëve të fshatit, dhe jo vetëm morë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zyrtarë tjerë nga MASHT, poashtu drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi. Për përuruimin e shkollës u organizua një pritje për krerët e MASHT e DKA-së, por edhe një program i pasur nga nxënësit.

Ministrja Nagavci më 24 dhjetor, kishte bërë një postim dhe publikuar foto nga prerja e shiritit, ndërsa përurimin e kësaj shkolle e qaujti si një sukses të radhës, duke thënë se do të vazhdojnë me projekte të radhës.

“Në vazhdën e aktiviteteve infrastrukturore, përuruam sot shkollën “Emin Duraku”, në Dragobil të Malishevës.
🟢Ky objekt është investim i MASHTI-t dhe ka sipërfaqe 3,134 metra katrorë. Vlera e investimit në këtë projekt është 1,176,392.76 euro.
🟢Si Ministri mbesim të përkushtuar që krahas politikave arsimore, ta përmirësojmë infrastrukturën shkollore duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie e mësimnxënie.
📍Vazhdojmë me punë e investime tjera!”, kishte shkruar Nagavci.

Por, kjo prerje e shiritit nga Nagavci po del të jetë e ngutshme, dhe një lloj “mashtrimi”. Këtë e vërteton fakti se nxënësit e kësaj shkolle sot nuk e kanë nisur gjysmëvjetorin e dytë në shkollën e re, për shkak të mungesës së karrigeve për nxënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Është vet Drejtoria e shkollës në Dragobil që ka njoftuar se shkolla e re nuk është gati për të nisur mësimin aty.

Në njoftimin e lëshuar nga Arianit Paçarizi, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Dragobil thuhet se mësim do të fillojnë në objektin e vjetër deri të kompletohet shkolla e re me inventarin e duhur për të filluar mësimin.

NJOFTIM
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës/e dhe prindër, ju njofojm se ditën e mërkurë, më datën 8 janar 2025 fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025.
Mësimin do e fillojmë në objektin e vjetër deri të kompletohet shkolla e re me inventarin e duhur për të filluar mësimin.
Nxënësve ju urojmë shumë suksese në mësim dhe në aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore!
Mësimdhënësve ju urojmë përkushtim, angazhim dhe suksese në punën e tyre të çmuar!
Me respekt, drejtori i shkollës: Arianit Paçarizi!“, thuhet në njoftim.

AlbanianEducation.net ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit të drejtuar nga Nagavci, pse është bërë përuruimi i shkollës pa qenë e gatshme, kanë thënë se deri fund të javës së ardhshme do të dërgohet invertari.

“Siç e ka sqaruar shefi i stafit në kabinetin e ministres Nagavci, Muhedin Nushi në konferencën e fundvitit, e vetmja mungesë e inventarit në objektin e shkollës në Dragobil, janë karriget. Operatori i i përcaktuar nga AQP (Autoriteti Qendror i Prokurimit) ende nuk i ka distribuuar karriget dhe besojmë që deri në fund të javës së ardhshme ky proces do të përfundojë”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it për AlbanianEducation.net.

AlbanianEducation.net nga burimet e veta merr vesh se ministres Arbërie Nagavci, i është komunikuar lajmi se shkolla ende nuk është e gatshme për prerjen e shiritit pasi nuk e ka gjithë invertartin, por se nga MASHT kanë insistuar në prerjen e shiritit, për çka më pas Drejtoria Komunae e Arsimit në Malishevë dhe Drejtoria e shkollës e kanë pritur ministren Nagavci.

Për përurimin e shkollës në Draobil kishte bërë një postim edhe drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila kishte shkruar se kjo shkollë ka nisur të ndërtohet gjatë kohës sa subjekti i tyre politik, NISMA Socialdemokrate, ka qenë në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Qytetarë të dashur të komunës së Malishevës, me theks të veçantë ju banorë të Dragobilit,
Sot në fshatin Dragobil kemi përuru objektin e ri shkollor.
Jam mëse e lumtur për perfundimin e këtij projekti, aq më tepër për faktin se kjo shkollë ka nisur të ndërtohet gjatë kohës sa subjekti ynë politik, NISMA Socialdemokrate, ka qenë në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Për më sakt, ky projekt ka nisur në kohën kur lideri ynë Fatmir Limaj, ka qenë zëvendëskryeministër i Kosovës, ndërsa kryetari aktual i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i MAShT, dhe si rrjedhojë janë dy personalitetet më meritore që Dragobili nga sot është bërë me shkollë të re.
Urime nxënësve, personelit arsimor dhe gjithë banorëve të Dragobilit!

Urime“, kishte bërë postimin Krasniqi më 24 dhjetor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...