- Advertisement1-
Një veterinere është bërë heroina e ditës në Spanjë, pasi ka shpëtuar një vajzë 2-vjeçare nga sulmi i një qeni American Stafford, që hyn te racat e qenve të rrezikshëm.
Vogëlushja po ecte për dore me nënën e saj, kur papritur qeni i vërsulet, e kaf.shon dhe e tërheq nga duart e nënës.
- Advertisement -
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si e ëma nuk e heq dot vajzën e saj nga kapja e qenit. Gjithashtu, edhe pronari i qenit nuk mundi dot ta ndalonte sulmin.
Në atë moment shfaqet Fatima Pelaez, pronarja e një klinike veterinare aty pranë, e cila ndërhyri për të shmangur tragjedinë.