Shikoni parashikimin se si do të duken njerëzit pas 50 apo 1000 viteve

- Advertisement -

Raca njerëzore, shprehitë e njeriut dhe marrëdhëniet e ndërsjella, sidomos në 20 vitet e fundit, që kur jemi dëshmitarë të zgjerimit të shpejtë të teknologjisë, kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

- paragrafi 1 -

Njerëzit e sotshëm është e vështirë t’i befasosh, prandaj bota është shndërruar në një “fshat global” dhe nuk habitet më nga zbulimet shkencore, siç ishte dikur rasti. Çdo gjë në një farë mënyre e kemi në dispozicion dhe vetëm parashikimet e së ardhmes janë ato që surprizojnë njerëzit.

- Advertisement -

Këto ditë janë bërë parashikime se si bota mund të duket në njëqind vjet, apo se si do të duken qeniet njerëzore dhe se si ata sillen në marrëdhëniet e tyre.

Shoqëria që është e angazhuar në zbulimin shkencave sekrete – ASAP Siende – ka publikuar një video klip në të cilin përpiqen që të zgjidhin shumë dyshime, dhe madje edhe nëse parashikimet e tyre nuk janë të sakta, janë tepër bindëse.

Ata pohojnë se deri në vitin 2050, do të zhvillohet një lloj krejtësisht i ri i njeriut, si rezultat i inxhinierisë gjenetike, sjelljes dhe përzgjedhjes natyrore, përkatësisht, për shkak të ndryshimeve që do të ndodhin si pasojë e ngrohjes globale.

- Advertisement -

Ata gjithashtu pohojnë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të zgjedhën karakteristikat e fëmijës, dhe thonë se do të jenë të varur nga teknologjitë e reja dhe mjetet teknike që do të shfaqen.

Dhe si e gjithë kjo do të duket shikoni videon vijuese.