E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shifrat e fundit: Lindjet bien për 10,6% në Shqipëri

- Advertisement1-

Rënia e lindjeve në vendin tonë nuk po mundet të frenohet edhe pse, qeveria prej tre vitesh ka nisur aplikimin e stimulit monetar për çdo bebe që vjen në jetë dhe regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile në vendin tonë.


INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e dytë të vitit numri i lindjeve pësoi rënie me 10.6 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Për të gjithë 6-mujorin e parë numri i lindjeve në vendin tonë shënoi rënie me 2%. Rënia e lindjeve nga njëra anë dhe rritja e vdekjeve nga ana tjetër edhe për shkak të pandemisë Covid-19 , po e çon shtesën natyrore të vendit drejt zeros e shumë shpejt me këto ritme drejt vlera negative.

- Advertisement -

Lindjet, 10 qarqe me rënie
Në 6 mujorin e parë në të gjithë vendin lindën gjithsej 11, 999 foshnja me rënie 2 për qind në raport me 6 mujorin e parë 2020. Ndërsa rënia ishte më e madhe në tremujorin e dytë të vitit 2021 ku linden 5,993 bebe nga 6,006 në të njëjtën periudhë të 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Kukësit, me 11,5 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Gjirokastrës, me – 31,3 %.

Të dhënat e lindjeve, sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri. INSTAT sqaron se konsiderohen të gjitha lindjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh lindjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, pranë ish-vendbanimeve të tyre.

Shtesa natyrore drejt zeros, vetëm 216 vdekje më shumë se lindjet
Shtesa natyrore e popullsisë u përkeqësua më tej gjashtë tremujorit të dytë, duke shkuar pothuajse drejt shuarjes.

- Advertisement -rrrrrrr

Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e dytë 2021, pësoi rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020: nga 1.320 në 216 në 2021.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2021 është 5.993, duke shënuar një rënie me 10,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2021 rezulton 5.777, duke shënuar një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e dytë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve./Monitor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...