E premte, 7 Shkurt, 2025

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

- Advertisement1-

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë. Viti që sapo lam pas, ishte vit i vështirë, pasi një nxënës 14-vjeçarë u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku dhe u plagos dhe një tjetër adoleshentë.

Në Cakran të Fierit, në një shkollë të mesme, u plagos një tjetër nxënës, ndërsa policia ka raportuar edhe për raste ku të mitur janë kapur më armë.

- Advertisement -

Të gjitha këto ngjarje kanë vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë në shkollat e vendit. Komuniteti i prindërve nisur nga ngjarja të “Fan Noli” kanë zhvilluar një sërë protestash ku kërkojnë siguri dhe arsim cilësor. Mes kërkesave të tyre është rritja e numrit të psikologëve dhe oficerëve të sigurisë.

Kjo gjë mbështet edhe nga psikologët pasi ata thonë se shërbimet psiko-scoiale në shkolla janë të mbingakuara.

Qëndrimi i nxënësve 08:00 me 16:00 në shkollë, sipas psikologëve duhet parë me prioritet pasi u jep mundësi nxënësve të socializohen.

Edukimi i fëmijëve është kompleks, pa diskutim që roli kryesor mbetet i familjes, por për psikologët kjo nuk është vetëm detyrë e tyre.

Komuniteti i prindërve ka realizuar një pyetësor, ku mbi 90% kërkojnë rritje të numrit të psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në çdo shkollë, si dhe 94% kërkojnë ndalimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale.

Ndërkohë që mbi 92% e prindërve që janë bërë pjesë e pyetësorit, kërkojnë rritje të buxhetit të arsimit. Por të dhënat tregojnë se investimet dhe buxheti për arsimin kanë ardhur në rënie. Sipas raportit të fundit të UNESCO Shqipëria është në nevojë urgjente për financim në arsim, pasi ka nivelin më të ulët në rajon, me buxhet rreth 3.1% të Prodhimit të Brendshën Bruto, PBB.

- Advertisement -rrrrrrr

Klan News

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...