E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shënohet 57 – vjetori i themelimit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj

- Advertisement1-

Me një program të pasur kulturo-artistik, të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, u kremtuan 57 – vjetori i themelimit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj dhe 74- vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari, emrin e të cilit e mban kjo shkollë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot, me një program të pasur kulturo-artistik, të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, u kremtuan 57 – vjetori i themelimit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj dhe 74- vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.

E me këtë rast, u bë edhe përurimi i bibliotekës brenda hapësirës së kësaj shkolle.
Hapja e kësaj biblioteke është një mundësi e mirë për nxënësit e kësaj shkolle, ku do të kenë një hapësirë atraktive dhe të pasuruar me tituj të shumtë librash për të lexuar.

Për realizimin e krijimit të kësaj biblioteke ndihmuan:
Komuna Skënderaj,
IOM inventar,
Shtëpia botuese “Dukagjini” me tituj të shumtë librash,
Shtëpia botuese “Albas” gjithashtu me tituj librash,
Klubi Vullnetar përmes OJQ Toka – të udhëhequr nga Sala Jashari, me nxënësit:
Abedin Rexha
Rinesa Kajtazi
Getoar Haliti
Mara Derguti
Filloreta Rrustemi
Agnesa Seferi
Rumejsa Geci
Sumeja Geci
Artesa Geci
Lorisa Loshi.
Këta nxënës kanë arritur që, përmes punës vullnetare të ndihmojnë në krijimin e bibliotekës së shkollës.
Thirrjes së këtyre nxënësve, super-vullnetarë i është përgjigjur edhe ndërmarrja “Vëllezërit Geci” në Skënderaj, duke i dhuruar këtij klubi një shumë të hollash prej 500 – eurosh për blerjen e karrigeve.
Në mënyrë vullnetare, ka dhënë kontributin e tij edhe arkitekti, Leotrim Shala, i cili ka dizajnuar hapësirën e brendshme të kësaj biblioteke.

E për ta bërë edhe më të bukur ambientin e brendshëm të kësaj biblioteke, mësimdhënësja, Remzije Shabani, së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, kanë pikturuar muralin brenda hapësirës së bibiotekës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...