Shenjat paralajmëruese që gratë nuk duhet të injorojnë pas lindjes

- Advertisement -

Me gjithë entuziazmin dhe përqëndrimin që sjell ardhja në jetë e foshnjes, egzistojnë edhe disa shqetësime që e karakterizojnë periudhën pas lindjes.


Lodhja, hidhërimi, dhimbja e kokës, ethet, gjakderdhja janë disa prej shenjave shqetësuese që mund t’i përjetoni pas lindjes shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Megjithatë është normale që të ndodhin ndryshime të tilla gjatë kësaj kohe të rikuperimit.

Mirëpo, në rast se përjetoni ndonjërën nga simptomat e mëposhtme apo shqetësime tjera, rekomandohet të kontaktoni mjekun tuaj:

-Dhimbje koke, marramendje: mund të jetë shenjë e preeklampsisë pas lindjes;

- Advertisement -

-Ethet: mund të jenë si pasojë e endometritit, një inflamacion në rreshtimin e mitrës i cili shkaktohet nga infeksionet;

-Vështirësi gjatë urinimit: mund të jetë si pasojë e infeksioneve urinare;

-Dhimbje në gjoks: çdo dhimbje që ndodh jashtë zonës së barkut tuaj mund të jetë shenjë e mpiksjes së gjakut;

-Gulçim: problemet me frymëmarrjen mund të jenë simptomë e një embolie pulmonare të shkaktuar nga mpiksja e gjakut;

-Të vjellat: mund të shkaktohen nga ndryshimet hormonale.