E premte, 22 Nëntor, 2024

Shenjat e para të shtatzënisë: Çfarë prisni në javën e parë dhe të dytë të shtatzënisë

- Advertisement1-

Java e parë e shtatzënisë fillon në ditën e parë pas menstruacioneve të fundit.


Nëse shtatzënia ka ndodhur në këtë cikël aktual, fillon muaji i parë i shtatzënisë.

- Advertisement -

Ecuria e shtatzënisë

Shtatzënia do të zgjasë rreth 40 javë ose 10 muaj, është kohë gjatë së cilës fëmija do të zhvillohet vazhdimisht në mënyrë të qëndrueshme dhe do të furnizohet me gjithçka që i nevojitet për të jetuar në mënyrë të pavarur jashtë mitrës. Pas javës së 38-të deri në javën e 42-të, foshnja zakonisht lind, lindje e shkaktuar nga një proces i natyrshëm dhe i ndarë nga trupi i nënës.

Shtatzënia nuk ndahet vetëm në javë dhe muaj, ajo ndahet edhe në tremujorë (të tretat e shtatzënisë) dhe luajnë rol. Është e vlefshme që një tremujor të përfshijë 3 muaj. Prandaj, një shtatzëni normale ka tre tremujorë, me tremujorin e fundit më të gjatë dhe zgjat deri në lindjen e foshnjës. Java e parë deri në javë e 13-të të shtatzënisë korrespondojnë me tremujorin e parë. Tremujori i dytë përfshin javën e 14-të deri në javë e 27-të të shtatzënisë dhe tremujori i tretë fillon në javën e 28-të të shtatzënisë dhe përfundon me lindjen e foshnjës tuaj.

Fertilizimi: Nga ovulimi te implantimi

Në javën e parë të shtatzënisë, d.m.th. javën e parë të ciklit tuaj të ri, periodat tuaja mujore kanë pushuar. Çdo cikël fillon me gjakderdhje. Si në çdo muaj të periodave të më parme, kjo do të ndodh në gjatësinë dhe intensitetin e zakonshëm.

Të gjitha këto procese kontrollohen nga hormonet femërore, të cilat janë krijuar për të mundësuar riprodhimin dhe për të siguruar mbijetesën e njerëzimit. Sidoqoftë, ky sistem është mjaft i prirur për dështim, prandaj gratë që duan një fëmijë, duhet t’i kushtojnë kujdes disa gjërave dhe të kenë pak më shumë qetësi në jetën e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Në javën e dytë të shtatzënisë, vezët maturohen (piqen) në vezore dhe mitra përgatitet gradualisht për rregullimin e ri. Për shkak se membrana e mukozës nga cikli i fundit ishte përgjakur gjatë periudhës menstruale, prandaj ajo është larguar jashtë trupit. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që të mund të vendoset përsëri aty dhe të sigurojë një vezë qelizore të fekonduar për implantim. Ky proces përsëritet në çdo cikël mujor të një gruaje me mundësi lindjeje, edhe nëse ajo akoma nuk dëshiron të mbetet shtatzënë. Kjo është arsyeja pse kontracepsioni është i ndjeshëm dhe kaq i rëndësishëm kur ende nuk dëshirohet të arrihet një foshnje.

Krahasuar me një “ndërrim të shtratit”, trupi synon përsëri të bëjë gjithçka të freskët, në rast se mitrës së nënës i duhet të bartë një vezë qelizore të fekonduar për shumë muaj. Një grua që dëshiron të mbetet shtatzënë, këtë proces mund ta mbështesë në mënyrë pozitive.

Ndërsa menstruacionet përparojnë, dhimbja jo vetëm që zvogëlohet, por edhe sasia e gjakderdhjes zvogëlohet derisa gjakderdhja nuk do të jetë më e dukshme.

Në fund të javës së dytë, rreth ditës së 14-të pas menstruacioneve, shumë gra e vërejnë ovulimin e tyre si një dhimbje tërheqëse apo dhimbje e ovulimit ose në anën e majtë ose në anën e djathtë, ose dhimbjen e ashtuquajtur dhimbje të mesit. Ana përkatëse e dhimbjes është thjesht pasojë e vezës e cila kërcen në anën e caktuar nga vjen dhimbja. Dhimbja e madhe ndonjëherë ngjan për shkak të acarimit të shkurtër të membranës së barkut (peritoneumit).

Përgatitja për shtatzëninë

Vezët qelizore që maturohen çdo muaj më shumë për t’u fekonduar, përgatiten tre muaj para se të dalin nga vezorja. Për ta arritur këtë, vezës i duhet një cikël i qëndrueshëm hormonal dhe trup i shëndetshëm. Procesi i pjekjes së vezës jo vetëm që kërkon hormone, vitamina dhe minerale, por edhe yndyrna. Për këtë arsye, një vezë qelizore pjellore duhet të ketë dietë të ekuilibruar që i paraprinë asaj, duke përfshirë gjithashtu përbërjet me yndyrna të mira.

Po ashtu, vendimtare për nga rëndësia është mënyra afatgjate e jetesës së rregulluar në mes të marrëdhënies së ekuilibruar midis tensionit dhe relaksimit. Kjo e mban ekuilibrin e qëndrueshëm hormonal, dhe përveç marrëdhënieve të rregullta seksuale gjatë ovulimit, është parakushti më i sigurt për arritjen e qëllimit me sukses për të pasur një fëmijë.

Shenjat e para të shtatzënisë janë të dukshme

Pas fekondimit, nuk ka asnjë simptomë ose shenjë të shtatzënisë që mund të evidentohet nga aspekti mjekësor. Megjithatë, intuita e një gruaje shpesh tregon diçka ndryshe. Ju mund të hetoni gjendje të ndryshme shpirtërore që nuk e keni njohur më parë. Ndjeheni sikur keni kryer me sukses një detyrë të shkëlqyer dhe jeni shumë të lumtur e të kënaqur. Sidoqoftë, kjo nuk është një shenjë mjaft e sigurt e shtatzënisë.

Në parim, mund t’i dallojmë tri lloje të shenjave të shtatzënisë:

Nëse i përjetoni këto shenja të shtatzënisë, ju mund të jeni shtatzënë:

Lodhje

Tension në gjinj

Të përziera

Shije metalike në gojë

Shenja në bark ose dhimbje të barkut

Nëse i përjetoni këto shenja të shtatzënisë, me të drejtë, ka shumë gjasa të jeni shtatzënë:

Thithka të ndjeshme dhe areola të errëta të gjinjve

Të përziera të rregullta me të vjella

Temperaturë të vazhdueshme të ngritur të trupit

Nëse i përjetoni këto shenja të shtatzënisë, pothuajse me siguri të madhe mund të supozoni se jeni shtatzënë:

Pa periudha menstruale

Përzierje e vazhdueshme

Tension në gjinj dhe thithka të ndjeshme

E sigurt nga aspektit mjekësor:

Zbulimi i hormonit të shtatzënisë HCG në urinë ose në qarkullimin e gjakut

Konfirmimi nga një ekzaminim me ultratingull nga mjeku.

Simptomat e veçanta nga grupi i shenjave të paqarta dhe të mundshme të shtatzënisë nuk

krijojnë siguri – por ngjallin dyshime. Dyshimi rritet vetëm nëse ndodhin disa nga këto shenja në të njëjtën kohë. Në një rast të tillë, testi për shtatzëni mund të jetë i arsyeshëm.

Pas provës së besueshme të shtatzënisë, është gjithashtu e mundur të llogaritet data e pritshme e lindjes.

Një formulë e lehtë për t’u përdorur është si vijon: Dita e parë e periodës së menstruacioneve të fundit – 3 muaj + 1 vit.

Është më e lehtë dhe më e shpejt llogaritja me kalkulatorin e shtatzënisë nga HiPP.

Madhësia e foshnjës në javën e parë dhe të dytë të shtatzënisë
Nga një embrion, siç quhet foshnja në zhvillim në barkun e nënës, në fillim, asgjë nuk mund të shihet në javën e parë dhe të dytë të shtatzënisë. Një fazë paraprake mund të bëhet e dukshme nga një ultratingull i ndjeshëm nga java e tretë e shtatzënisë.

Zhvillimi i foshnjës

“Embrion” do të thotë diçka e pa lindur, embrion ose filiz dhe karakterizohet nga gjendja pas fekondimit të vezës qelizore të femrës. Ky emërtim zbatohet nga java e katërt e shtatzënisë. Rreth javës së 10-të të shtatzënisë (JShZ 9 + 0) – kur të gjitha organet vitale janë formuar – foshnja juaj nuk quhet më embrion, por fetus.

Ju me siguri tashmë keni një emër për foshnjën tuaj të pa lindur në bark – e quani kikirik, liliput i barkut ose fasule – të gjitha janë të mundshme dhe kjo është një gjë e mirë! As ne nuk do t’i përdorim termat mjekësorë “embrion” dhe “fetus” dhe tashmë po flasim për fëmijën / foshnjën / të pa lindurin tuaj, etj.

Veza qelizore e cila është pjekur në mënyrë që të mund të fekondohet nga spermatozoidet mashkullore, ka madhësi rreth 0,11 mm deri 0,14 mm. Kjo do të thotë se nuk mund të dallohet pa ndihmën e pajisjeve teknike. Veza përmban të gjithë përbërësit gjenetikë të nënës dhe për këtë arsye është pjesë e madhe e embrionit që do të krijohet në të ardhmen.

Përmbledhje e këshillave më të mira

Ulni përdorimin e ushqimeve luksoze (p.sh. nikotinën, alkoolin, kafeinën) nëse dëshironi të keni fëmijë.

Shikoni ciklin tuaj: Zbuloni paraprakisht se kur janë ditët tuaja të pjellorisë.

Kënaquni me kohën që do të vijë dhe përfitoni nga përvojat e grave të tjera shtatzëna.

Bëni një listë të gjërave tuaja të parapëlqyera që janë të mira për juve dhe ju pëlqen t’i bëni për veten tuaj. Këto gjëra duhet t’ju shoqërojnë gjatë shtatzënisë tuaj dhe do të ndikojnë ta ulin nivelin e stresit.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Edhe para shtatzënisë së caktuar dhe para se ta thyeni akullin, ka pyetje të pafund për juve si një grua që dëshiron fëmijë. Mjeku ose mamia mund t’ju ndihmojnë për shqetësimet tuaja më të rëndësishme.

Mamitë mund ta përcaktojnë shtatzëninë tuaj dhe ta japin Librin e lehonisë dhe të kryejnë pothuajse të gjitha ekzaminimet parandaluese të parashikuara në Librin e lehonisë. Ato kontrollojnë presionin e gjakut, peshën, vlerat e urinës dhe gjakut dhe gjithashtu përcaktojnë pozicionin dhe madhësinë e foshnjës dhe kontrollojnë nëse tingujt e zemrës janë në rregull. Vetëm ekzaminimet me ultratingull janë të rezervuara për mjekët.

Kur është koha e duhur për fekondim të suksesshëm?

Nëse e keni të njohur se çfarë po ndodh brenda trupit tuaj, ndoshta mund të keni vërejtur simptomat që mund ta tregojnë ovulimin. Megjithatë, ju i bëni vërtetë vetes pyetjen se kur është koha e përshtatshme për të mbetur shtatzënë.

Ka disa mënyra për të përcaktuar ovulimin tuaj me saktësi të madhe. Trupi juaj në mënyrë të besueshme përgatit mitrën në rast se një vezë është e fekonduar duke e bartur në mitër dhe e strehon vezën e fekonduar atje.

Paraprakisht, një vezë piqet në njërën nga dy vezoret dhe më pastaj fillon të lirohet në mes të ditëve të 14-të dhe 17-të pas ditës së parë të periodës tuaj, është e njohur si ovulim.

Për ta përcaktuar sa më saktësisht këtë kohë, ekziston, për shembull, metoda e matjes së temperaturës së trupit. Temperatura bazale e trupit matet me një termometër të veçantë, i cili tregon temperaturë të ngritur për dy vende pas pikës dhjetore. Temperatura bazale e trupit të një gruaje rritet rreth kohës së ovulimit dhe zgjat derisa të mbarojë faza e ovulimit.Po aq e besueshëm është llogaritja e ditëve të ovulimit nga dita e parë e gjakderdhjes menstruale. Në lidhje me këtë, temperatura bazale, e cila është përshkruar nëpërmjet një lakoreje, tregon se ju po i afroheni ovulimit.

Ju jeni gjithashtu shumë të mirëpritura të përdorni Kalkulatorin tonë të ovulacionit për të zbuluar shpejt dhe saktë se kur janë ditët tuaja të ovulacionit apo ditët tuaja pjellore.

A është e rëndësishme marrëdhënia seksuale para ovulimit për të mbetur shtatzënë?

Po! Ideale do të ishte të kryeni marrëdhënie seksuale dy ditë para ovulimit. Vlerat e pH-së brenda mjedisit vagjinal dhe sekretimi nga qafa e mitrës rreth kohës së ovulimit është veçanërisht e mirë për të siguruar lëvizshmërinë e spermatozoideve. Kjo mundëson që spermatozoidet mashkullore të depërtojnë lehtë në kanalet fallopiane gjatë ovulimit. Spermatozoidet mund të mbijetojë dhe të jenë të aftë për riprodhim në trupin e një gruaje për rreth 48 orë.

Meqenëse zakonisht nuk dihet koha e saktë e ovulimit, thjesht, duhet të keni marrëdhënie seksuale më të shpeshta gjatë ditëve pjellore. Sa më shpesh – aq më e mirë është për gjasat për të mbetur shtatzënë. Interesante: Edhe nëse një çift i shëndetshëm, normalisht pjellor, kryen marrëdhënie seksuale në ditët pjellore, probabiliteti për të mbetur shtatzënë është vetëm 25%! Prandaj mos u zhgënjeni nëse nuk funksionon herën e parë. Koha e pritjes prej disa muajsh është plotësisht normale. / HIPP

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...