- Advertisement1-
Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook, pas vënies së shenjës që ndalon bartjen e shamisë në shkollën që ajo drejton.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Rasti është duke u hetuar.
- Advertisement -
“Kanosje-Rr. Skënderbeu, Gjakovë 01.04.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare drejtoresh e shkollës së mesme, ka informuar se përmes rrjetit social facebook është kanosur nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.