E diel, 24 Nëntor, 2024

Shëndeti mendor tek fëmijët, neglizhenca nga prindërit dhe vetë mjekët

- Advertisement1-

Studimet tregojnë se një pjesë e madhe e mjekëve u japin antidepresantë fëmijëve, edhe pse me ligj ata duhet ta bëjnë këtë vetëm kur asnjë nga metodat e tjera nuk punon.


Dekadën e fundit ka pasur një rritje masive të përshkrimeve të recetave me anti-depresantë për fëmijët, por gjëja më alarmante është se sipas kërkuesve, 40% e këtyre medikamenteve janë vërtetuar që nuk funksionojnë dhe kanë efekte anësore toksike.

- Advertisement -

Një studim i kryer tek gati 360 mijë pacientë të moshave nga 6 deri në 18 vjeç doli në përfundimin se ka pasur një rritje me mbi 28% në përdorimin e antidepresantëve, duke rritur kështu varësinë ndaj ilaçeve nga adoleshentët për të kuruar trishtimin dhe trazirat e jetës së përditshme.
Kjo sipas studiuesve ndodhte më së shumti për shkak se fëmijëve nuk po u jepej ndihma e duhur për të kuruar zhgënjimet që ata përjetonin, dhe problemeve të ndryshme mendore.
Vajzat ishin tre herë më shumë të predispozuara të merrnin anti-depresantë sesa djemtë, dhe fëmijët e ardhur nga zonat e prapambetura ishin dy herë më shumë se sa ata të ardhur nga zona të tjera.

Një rritje e dozës ishte më e përhapur midis adoleshentëve, kurse tek fëmijët e moshave 6 deri në 10 vjeç niveli qëndronte konstant.
Drejtuesja e këtij studimi, dr. Ann John tha se çështja kryesore ishte nëse marrja e ilaçeve bëhej kur ishte me të vërtetë e nevojshme dhe metoda të tjera më të lehta nuk kishin efekt. Një rritje e dozës së marrë çon në përfundimet se depresioni po bëhet më i dukshëm dhe po shfaqen akoma më shumë efektet e tij, ose në faktin se terapitë psikologjike nuk janë të nivelit të kërkuar , ose se vetë-shërimi është në nivele shumë të ulëta.

Ajo shtoi se ka shumë debate në lidhje me pyetjen: “Pse e mjekojmë mërzitjen? Shumë veta mendojnë se këto ndjenja janë pjesë e eksperiencës njerëzore dhe pjesë e pandashme e rritjes.
Kërkime më të hollësishme duhen bërë për të kuptuar arsyet pas marrjes së këtyre recetave si dhe mënyrave alternative për zgjidhjen e problemeve”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...