Shembull për komunitetin: Realizohet rregullimi i oborrit të shkollës në Lipovec

- Advertisement5 -

Shkolla  “Shaban Golaj” në Lipovec ka realizuar rregullimin e oborrit të shkollës falë një donacioni dhe angazhimi vullnetar nga familja Muhadri dhe të rinjtë e fshatit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, Taulant Muhadri, Argjend Muhadri, Atdhe Muhadri dhe vëllezërit e tjerë Muhadri, pronarë të “Oborr Punues SADIKI”, kanë financuar dhe realizuar të gjitha punimet në oborrin e shkollës, duke përfshirë shtrimin e kubëzave dhe punët e tjera përcjellëse.

- Advertisement - M1

Në këtë aksion kanë kontribuar edhe punëtorët teknikë të shkollës, Arbeni dhe Afrimi, si dhe të rinjtë e fshatit Lipovec, të cilët u bashkuan vullnetarisht për përmirësimin e hapësirës shkollore.

Njoftimi i shkollës:

Sot, në SHFMU “Shaban Golaj” Lipovec, u dëshmua edhe një herë se kur ekziston vullneti, zemra e mirë dhe dashuria për vendin, mund të bëhen vepra që mbesin gjatë në kujtesë.

- Advertisement - m2

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për Taulant Muhadri, Argjend Muhadri, Atdhe Muhadir dhe gjithë vëllezërit Muhadri, pronarë të Oborr Punues SADIKI, të cilët realizuan si DONACION të plotë gjithë punimet në oborrin e shkollës, nga kubëzat e deri te çdo punë tjetër e kryer sot.

Faleminderit punetoret teknik te shkollës sonë per pune Arbenit dhe Afrimit!
Ky nuk ishte vetëm një investim në oborrin e shkollës…

Ishte investim në buzëqeshjen e fëmijëve, në ambientin ku edukohen brezat dhe në të ardhmen e fshatit tonë.

Me përkushtim të jashtëzakonshëm, familja Muhadri dhe të rinjtë e saj u angazhuan vullnetarisht pa kursyer as mundin, as kohën, duke dhënë një shembull që meriton respekt të madh.

Falënderim po ashtu për gjithë rininë e fshatit Lipovec që u bashkuan në këtë aksion, duke dëshmuar se kur bëhemi bashkë për një qëllim të mirë, çdo gjë është e mundur.

Sot nuk u shtruan vetëm kubëza në oborrin e shkollës…

Sot u shtrua respekti për dijen, dashuria për shkollën dhe shembulli më i mirë për gjeneratat që po rriten.

Zoti ju nderoftë për zemrën, humanizmin dhe kontributin tuaj!

Lipoveci sot ka arsye të ndihet krenar me ju!

Shqip | English