Shembull i rrallë: Mësuesja nga Gjakova dhuron 1 mijë euro për shkollën ku punon

- Advertisement -

Mësuesja-edukatore, Shqipe Haxhija, nga shkolla “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës i ka dhuruar shkollës 1 mijë euro për nevoja infrastrukturore, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Mësuesja-edukatore, Shqipe Haxhija është një shembull i rrallë në shkollën tonë.

Ajo sot i dhuroi shkollës 1000 euro për nevoja infrastrukturore, ndërsa ne e falënderojmë nga zemra për këtë vepër humane.

Përkushtimi dhe angazhimi profesional, bashkëpunimi me kolegët është virtyt i saj.

- Advertisement -