Shembull i mirë: Studentja Diellza Preteni përfaqësoi Universitetin e Mitrovicës në Vjenë

- Advertisement -

Diellza Preteni, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka marrë pjesë në konferencën “Global Conference on the Human Right to Quality Education” që është mbajtur në Vjenë më 21-23 shtator 2021.


Kanë qenë tri tema kryesore, të cilat janë trajtuar në këtë konferencë: Arsim cilësor për grupet e cenueshme dhe të pafavorizuara, Tkurrja e hapësirës qytetare dhe liria akademike si dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.

- Advertisement -

Për secilën nga këto tema janë mbajtur takime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës dhe në bashkëpunim me të gjithë është finalizuar drafti i “Vienna Declaration on the Human Right to Quality Education”.

Kjo konference është organizuar për nder të 100 – vjetorit të themelimit të “World University Service – Austria (WUS)”.