Shembull i mirë: Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj dhuron mjete në vlerë mbi 600 euro për HANDIKOS

- Advertisement -

Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, ka mbatur një aktivitet të veçantë përgatitjeje dhe shitjeje të ushqimeve tradicionale, ku mjetet e mbledhura me zemërgjerësi nga nxënësit e klasëve të dyta dhe stafi i shkollës i janë dhuruar Handikosit në këtë qytet, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga HANDIKOS në Ferizaj:

- Advertisement -

Sot kemi pranuar një donacion prej 634.45€ nga shkolla SHFMU “Tefik Çanga” – Ferizaj, mjete të mbledhura me zemërgjerësi nga nxënësit e klasëve të dyta dhe stafi i shkollës përmes një aktiviteti të veçantë përgatitjeje dhe shitjeje të ushqimeve tradicionale.

Ky kontribut është një dëshmi e ndjeshmërisë dhe mbështetjes së komunitetit për misionin tonë në ndërtimin e qendrës së re me bazë në komunitet.

❤️ Jemi thellësisht mirënjohës për këtë akt solidariteti, i cili na frymëzon të vazhdojmë me përkushtim në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.

- Advertisement -