Shembull i mirë: Ramadan Gashi dhuron libra në vlerë 1200 euro për shkollën “Kajtaz Ramadani” në Kijevë

- Advertisement -

Ramadan Gashi nga Kijeva sot për bibliotekën e shkollës “Kajtaz Ramadani”, të fshatit të tij dhuroi libra në vlerë monetare 1200 euro, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkoës thuhet se të gjitha librat ishin të përzgjedhura për nxënësit nga klasa 1-9, në bazë të planë programit mësimor.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

FALENDERIM PËR DONACION

Sot, me dt: 26/01/2024, për bibliotekën e shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, u dhuruan libra në vlerë monetare 1200, nga z. Ramadan Gashi.

- Advertisement -

Të gjitha librat ishin të përzgjedhura për nxënësit nga klasa 1-9, në bazë të planë programit mësimor.

Gjithashtu, ky nuk është kontributi i parë për shkollën nga familja Gashi, a’i u shpreh se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin në të mirë të nxënësve dhe institucionit edukativo arsimor.

Z.Gashi, u shpreh se është i lumtur që a’i dhe familja e tij, kanë mundësinë të kontribuojnë për të mirën e nxënëseve dhe institucionit shkollorë.

Drejtoria e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, në emër të nxënësve dhe stafit të shkollës, falenderon z Ramadan Gashi, për donacionin e dhuruar.