Shembull i mirë: Psikologia nga Mitrovica, Burbuqe Mikullovci, mban trajnime falas për nxënësit rreth shëndetin mendor

- Advertisement5 -

Psikologia mitrovicase, Burbuqe Mikullovci, është angazhuar përgjatë muajit tetor në shkollat e Mitrovicës në aktivitete të shëndetit mendor.

- paragrafi 1 -

Ajo njofton se gjatë muajit që shkoi ka mbajtur diskutime me nxënësit dhe i ka informuar ata rreth shëndetit mendor.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

🍀 Muaji Tetor- Muaji i Shëndetit Mendor 🍀

Gjatë muajit Tetor, i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, unë pata mundësinë të bashkëpunoj me disa nga mësimdhënësit e shkollave të qytetit të Mitrovicës, të cilët shprehën vullnetin dhe dëshirën për t`më ftuar në shkollat ku punojnë, në kuadër të aktiviteteve për shendetin mendor.

- Advertisement -

Meqë ka numër shumë të vogël të psikologëve të cilët operojnë nëpër shkollat e Mitrovicës kurse nevoja për ta është shumë e madhe, unë shpreha gadishmërinë, në kuadër të klinikës “Empatia” ku unë punoj, të jap kontributin tim në këtë lëmi, duke iu ofruar nxënësve hapsirë për diskutime në lidhje me temat për shëndetin mendor dhe kështu duke u munduar që sado pak t`i mbaj të informuar për rolin e psikologut, për problematikat që ata hasin dhe informata të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Për kohë të shkurtë, nuk kam mundur t`iu përgjigjem ftesës të të gjithë mësimdhënësve të shkollave në komunën e Mitrovicës, por shpresoj që shpejt do të jem prezent edhe me aktivitete të tjera, sa më afër nxënësve !

465419515 1135845771876019 697510317298766829 n

465606775 1135845778542685 9068932582429845713 n