Shembull i mirë: Pronari i “Special Event” dhuron ujë për nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Dragobil

- Advertisement -

Një shembull frymëzues bashkëpunimi mes biznesit lokal dhe arsimit është dhurata e bërë nga pronari i restorantit “Special Event”, Ardit Paçarizi, për shkollën “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Pronari i kësaj kompanie ka dhuruar një paletë me ujë të pijshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, duke shprehur kështu kujdesin dhe përkushtimin e tij ndaj komunitetit shkollor. Ky gjest vullnetar është pritur me mirënjohje nga drejtoria e shkollës dhe stafi arsimor.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Arianit Paçarizi, ka shprehur falënderim të sinqertë ndaj pronarit të “Special Event”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve arsimore:

“Ky shembull tregon se sa shumë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen për një qëllim të mirë. Faleminderit z. Ardit Paçarizi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj shkollës sonë”, u shpreh drejtori Paçarizi.

Ky akt solidariteti dëshmon se bashkëpunimi i ndërsjellë mes biznesit dhe arsimit mund të krijojë një mjedis më të shëndetshëm, më të kujdesshëm dhe më motivues për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- Advertisement -