Shembull i mirë: Profesorët Jahja Lluka dhe Saubih Mehmeti dhurojnë libra për shkollën “Bedri Elezaga” në Katërkollë

- Advertisement -

Shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë ka pritur dy mysafirë të veçantë: profesor Jahja Lluka dhe profesor Saubih Mehmeti, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ).

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj vizite, profesorët sollën me vete jo vetëm përvojën dhe kujtimet e tyre të çmuara, por edhe një dhuratë me vlerë të veçantë – një koleksion librash për nxënësit dhe për bibliotekën e shkollës, të dhuruar në emër të LD në MZ, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Këto libra do të mbeten jo vetëm pasuri e bibliotekës, por edhe kujtesë e gjallë e kontributit dhe dashurisë së tyre për shkollën dhe nxënësit.

Njoftimi i plotë i shkollës:

- Advertisement -

Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të presë dy mysafirë të çmuar: profesor Jahja Lluka nga Prishtina dhe profesor Saubih Mehmeti njëherit kryetar i LDnë MZ.

Ata sollën me vete jo vetëm kujtime të bukura e përvojë të pasur, por edhe një dhuratë me vlerë të veçantë – një sërë librash për nxënësit dhë për bibliotekën tonë, te gjitha në emer te LD në MZ .

Ky gjest fisnik është dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit të tyre për arsimin dhe për brezat që rriten me dije.

Profesorët u pritën me respekt nga aktivi i gjuhës shqipe, ndërsa në emër të drejtorisë dhe të gjithë komunitetit shkollor, u shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të thellë.

Këto libra do të mbeten jo vetëm pasuri e bibliotekës sonë, por edhe kujtesë e gjallë e kontributit dhe dashurisë së tyre për shkollën dhe nxënësit.
Katërkollë më 10.09.2025