Shembull i mirë: Prindërit e nxënësve parafillor në Dragobil kontribuojnë për vendosjen e klimës në klasë

- Advertisement -

Stafi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës ka shprehur mirënjohje të veçantë për prindërit e nxënësve parafillor, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve mësimore, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e publikuar nga drejtoria e shkollës, theksohet se prindërit kanë treguar përkushtim dhe bashkëpunim të lartë në vendosjen e klimës në klasën e fëmijëve, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për mësim.

- Advertisement -

“Falënderojmë të gjithë prindërit për mbështetjen e dhënë ndaj shkollës dhe mjetet e sjellura. Falënderim i veçantë shkon edhe për një prind që ka mbuluar gjysmën e pagesës dhe ka kërkuar të mbetet anonim,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, drejtoria e shkollës ka përgëzuar mësimdhënësen Arbenita Paçarizi për punën e bërë me nxënësit dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka zhvilluar me prindërit, duke theksuar se ky shembull duhet të ndiqet edhe në klasa të tjera.

Në fund të njoftimit, drejtori i shkollës, z. Arianit Paçarizi, ka falënderuar të gjithë prindërit për përkushtimin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm që japin në të mirë të nxënësve dhe shkollës.

- Advertisement -