E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Shembull i mirë: Prindërit dekorojnë murin e një klase në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë

- Advertisement1-

Prindërit vazhdojnë të ndërmarrin iniciativa në të mirë të shkollës. Së fundmi Prindërit e nxënësve të klasës I/3, me mësuesen Burbuqe Macula, të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë bënë dekorimin e murit të klasës me një mural me moton inspiruese “E ardhmja e botës është sot në këtë klasë”, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

📚 Bashkëpunimi prind–shkollë – çelësi i suksesit! 🤝

Prindërit e nxënësve të klasës I/3, me Mësuesen Burbuqe Macula, bënë dekorimin e murit të klasës me një mural me moton inspiruese “E ardhmja e botës është sot në këtë klasë”.

Ky mural do të jetë një burim motivimi dhe frymëzimi për të gjithë nxënësit tanë, duke i kujtuar atyre çdo ditë rëndësinë e edukimit dhe rolin që ata kanë në të ardhmen e shoqërisë sonë.

Falënderojmë sinqerisht prindërit për këtë iniciativë të çmuar dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin edukativ të fëmijëve tanë! Pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e prindërve, suksesi ynë nuk do të ishte i plotë.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....